Kupa e Italisë, Milan-Juve për rekord, mbi 75 mijë bileta të shitura – A2

Kupa e Italisë, Milan-Juve për rekord, mbi 75 mijë bileta të shitura

milan juve 1100x620

Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ndërmjet Milanit dhe Juventusit, vendos një rekord absolut për turneun.

Në takimin që do të luhet në San Siro, të pranishëm pritet të jenë mbi 75 mijë spektatorë. Kjo bën që dueli i mbrëmjes së sotme në orën 20:45 të jetë gjysmëfinalja me numrin më të lart të biletave të shitura në histori.

Shifrat janë befasuese, për faktin se interesimi i tifozëve vjen megjithë zhgënjimin në derbi, por mbi të gjitha sepse Kupa e Italisë është cilësuar gjithmonë si një aktivitet i dorës së dytë.

Jo rastësisht shumë prej ekipeve të mëdha aktivizojnë lojtarët që kanë pasur më pak hapësira dhe kjo është reflektuar me tifozët e pakët në tribuna.