Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kur kafshët festojnë Shën Valentinin

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 16:54 | Fotolajme

Një set fotografish tepër romantik vërteton se edhe kafshët festojnë Shën Valentinin. Krijesa nga e gjithë bota shfaqen duke u puthur dhe përkëdhelur me të dashurit e tyre. Arinjtë e vegjël lodrojnë me mamanë, gjarpërinjtë mbështillen rreth njëri-tjetrit, ndërsa kërmijtë dhe zogjtë puthen.

Sipas psikologëve është ende e panjohur nëse kafshët mund të përjetojnë marrëdhënie romantike, por ka pasur deri tani dëshmi që vërtetojnë se ata janë në gjendje të kenë të njëjtat emocione si njerëzit. Madje, shumë prej tyre zgjedhin të jenë monogamë, duke kaluar jetën vetëm me një partner. Te kafshët kjo ndodh vetëm në 3-9% të rasteve, ndërsa te zogjtë mendohet se shifra arrin në 90%.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani