Ligji i ri për Policinë, Bardhi: Minon rrugën europiane të Shqipërisë – A2

Ligji i ri për Policinë, Bardhi: Minon rrugën europiane të Shqipërisë

bardhi 2 1100x620

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në emër të PD për ndryshimet  në ligjin e Policisë së Shtetit.

“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut. Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm”, shkruan Bardhi në Facebook.

Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të…

Gepostet von Gazment Bardhi am Donnerstag, 13. Februar 2020