“Mbulesa” e ftohtë e borës bën edhe më të mjerueshme jetën e fëmijëve sirianë në kampe refugjatësh – A2

“Mbulesa” e ftohtë e borës bën edhe më të mjerueshme jetën e fëmijëve sirianë në kampe refugjatësh

Fëmijët sirianë dhe familjet e tyre që janë larguar nga vendlindja për shkak të bombardimeve dhe përparimit të trupave siriane të mbështetura nga Rusia në provincën Idlib, janë fotografuar në kushte të mjerueshme të enjten, teksa i duhet të përballojnë borën dhe dimrin e ftohtë.

Ata janë spostuar momentalisht në veri të provincës me çadra të sajuara. Sipas “Save the Children”, të paktën 290 000 fëmijë janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës dhe kampet në Idlib nuk kanë qenë në gjendje t’i mirëpresin. Punëtorë të grupeve humanitare thanë se vetëm javën e kaluar 10 fëmijë kanë humbur jetën në kampet që janë ngritur në kufi me Turqinë. Era e ftohtë dhe bora e dendur ka përkeqësuar gjendjen e tyre.

Forcat qeveritare siriane po përparojnë përmes bombardimeve dhe me mbështetjen e sulmeve ajrore ruse drejt qyteteve të mbajtura nga rebelët pranë Idlibit dhe Alepos. Kjo ka bërë që mijëra civilë të spostohen drejt kufirit turk.

Nga 17 milionë banorë që mendohet se ka Siria, 5,5 jetojnë momentalisht si refugjatë, pjesa më e madhe në Turqinë fqinje, ndërsa 6 milionë të tjerë janë spostuar nga vendbanimet e tyre, por qëndrojnë ende brenda shtetit.

  • LAJMI I FUNDIT | Konferenca e Donatorëve, mblidhen 1,15 mld euro për rindërtimin pas tërmetit
  • LAJMI I FUNDIT | Franca ofroi 60 milionë euro, Gjermania 11 milionë, Serbia 2 milionë
  • LAJMI I FUNDIT | Suedia, 5,6 milionë euro fonde dhe grante, Holanda, 3 milionë euro
  • LAJMI I FUNDIT | Danimarka dhe Polonia ofruan nga 2,7 milionë euro për rindërtimin
  • LAJMI I FUNDIT | Greqia, 2,5 milionë euro, Sllovakia, 250 mijë euro, Sllovenia, 300 mijë euro
  • LAJMI I FUNDIT | Grupi Islamik i Zhvillimit ofroi 365 mln euro në programe financimi, 50 mln euro
  • LAJMI I FUNDIT | Emiratet e Bashkuara Arabe do ndërtojnë 2 mijë njësi banimi, rreth 70 mln euro
  • LAJMI I FUNDIT | Katari, 5 milionë dollarë, qeveria amerikane ofroi 5 mln USD në total