Milani sërish pozitiv, por Ronaldo i zbeh buzëqeshjen “djajve”

juveee 1 1100x620

Milani është protagoniste  e një tjetër ndeshje pozitive por të pafat në Kupën e Italisë, ku edhe pse kalon sërish  në avantazh nuk arrin të mbajë fitoren, e barazuar në minutat e fundit nga Cristiano Ronaldo.

Kundër Juventusit kampione të Italisë, kuqezinjtë luajnë me ritme të larta dhe rrezikojnë disa herë Gianluigi Buffon, por legjenda bardhezi kapitullon vetëm në minutën 61 me kroatin Rebic, i cili shënon golin e dytë radhazi, pas atij në derbi.  

Juventusi nuk duket në formën optimale pas humbjes në kampionat me Veronën, por arrin barazimin në sekondat e fundit, falë një penalltie të vendosur për një prekje me dorë gjatë një roveshate të Ronaldos, i cili si zakonisht nuk gabon rastin e artë.

Barazimi 1-1 mban hapur çështjen e kualifikimit për në finale, edhe pse tashmë Juventusi duket sigurish i favorizuar për ndeshjen e kthimit në Torino.