Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Operacioni Forca e Ligjit, shkresë Pajtim Serjanit, mik i Shullazit

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 11:21 | Kronikë
Operacioni Forca e Ligjit, shkresë Pajtim Serjanit, mik i Shullazit

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi kërkesën për të dorëzuar vetëdeklarim për pasuritë e tyre dy personave të tjerë, të dënuar nga gjykata, njëri për trafik droge, tjetri për kanosje.

Ato janë Pajtim Serjani dhe Orges Jahelezi. Pajtim Serjani njihet dhe si mik i Emiljano Shullazit, ndërsa është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është dënuar për gjobëvënie me tre vite dhe aktualisht është i lirë pasi e ka përfunduar dënimin.

Në vitin 2015, Serjanit iu bë dhe atentat te Rruga e Kavajës. Në shtator 2017, policia i sekuestroi atij katër makina të blinduara. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.

Orges Jahelezi njihet si anëtar i grupit të Shijakut, i cili u arrestua gjatë operacionit “VOL-VO 4” pas zbulimit të laboratorit të drogës në Has. Grupi kriminal trafikonte kokainën në Gjermani dhe disa vende të Europës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë