
PSG u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Francës pasi mundi me një rezultat tenistik kundërshtarët e Dijon.
Thomas Tuchel nuk e kurseu aspak formacion e mbushur me yje në përballjen e Kupës, dhe rezultati është gjashtë gola në portën kundërshtare. Tiago Silva, Kylian Mbappe, dy golat e mesfushorit Sarabia dhe dy autogola të ekipit rival ishin ato që vendosën rezultatin 6-1 në favor të kampionëve të Francës në transfertë.
Tashmë parisienët presin të mësojnë emrin e fituesit të çiftit tjetër gjysmëfinalist, mes Saint Etienne dhe skuadrës modeste, Epinal.