Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Qeveri kujdestare? Pëllumbi: Nuk jemi në kushtet e Maqedonisë së Veriut

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 14:29 | Politikë
Qeveri kujdestare? Pëllumbi: Nuk jemi në kushtet e Maqedonisë

Arben Pëllumbi, sekretar organizativ në Partinë Socialiste, u shpreh në A2 se Shqipëria nuk ka nevojë për një qeveri teknike, apo kujdestare, siç kërkohet nga opozita.

Ai theksoi se Shqipëria nuk është në kushtet e Maqedonisë së Veriut dhe në një situatë të tillë, një qeveri kujdestare do të ndikonte në ekonominë e vendit pasi do të merret vetëm procesin zgjedhor.

“Vazhdoj të përshëndes faktin që Komisioni i Reformës Zgjedhore po funksionon dhe kjo është një arritje. Ne si forcë politike nuk do të jemi asnjëherë kundër çdo lloj propozimi që të çon në përmirësimin e procesit. Ne do t’i analizojmë propozimet e bëra nga PD dhe do të dalin në një qëndrim. Ai komision është aty për të gërshetuar dhe për atë arritur në konkluzione.

Qeveri kujdestare?

Unë besoj që ne nuk jemi në kushtet e Maqedonisë. Çdo lloj qeverie kujdestare apo teknike, në 6 muaj nuk do të bëjë asnjë punë tjetër, por do të merret vetëm me procesin zgjedhor dhe për rrjedhojë ekonomia e vendit do ta ndjekë këtë mungesë. Duhet të fillojmë të piqemi dhe të kemi më shumë besim te njëri-tjetrit”, u shpreh Pëllumbi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani