Rritja e viktimave nga koronavirusi, shtyhet nisja e shkollës në Hong Kong – A2

Rritja e viktimave nga koronavirusi, shtyhet nisja e shkollës në Hong Kong

hong kong 1100x620

Përpjekjet për të ndaluar përhapjen e koronavirusit ka detyruar autoritetet në Hong Kong që të zgjasin deri në 16 mars rifillimin e mësimit në shkollat fillore dhe ato të arsimit të mesëm.

Gjithashtu qeveria nxori dhe një urdhër të ri që punonjësit e administratës publike mund të punojnë nga shtëpia, në një tjetër masë për të ulur rrezikun e përhapjes së virusit të ri.

Ministria e Arsimit në Hong Kong, në fillim kishte parashikuar që mësimi në shkolla të niste më 2 mars, por pas të dhënave të reja për numrin e viktimave dhe të prekurve nga Covid 19 në Kinë, u detyrua që të shtynte kthimin e fëmijëve në klasa në mes të muajit mars.

“Nuk ka asnjë urgjencë për studentët që momentalisht qëndrojnë në Kinë apo në vende të tjera, të kthehen në Hong Kong ”, u shpreh në një konferencë për shtyp sekretari i Arsimit, Kevin Yeung.

Ish kolonia britanike zyrtarisht ka konfirmuar 1 viktima nga koronavirusi, si dhe 50 të prekur.