Serie A, Federata italiane: Gati të testojmë VAR me kërkesë të ekipeve – A2

Serie A, Federata italiane: Gati të testojmë VAR me kërkesë të ekipeve

var 1 1100x620

VAR është teknologjia më e re e përdorur në futbollin kombëtar, por nuk ka shuar polemikat mbi arbitrazhin në fushë, edhe pse ka lindur për t’i shuar ato. Në shumë raste ekipet kanë protestuar për standard të dyfishtë, ku disa aksione shihen nga arbitri dhe të tjera jo.

 Për këtë arsye Federata italiane e futbollit  ka dërguar një letër zyrtare në FIFA, ku tregohet e gatshme të eksperimentojë përdorimin e VAR edhe me kërkesë të ekipeve.

Mekanizmi nuk duket shumë i ndryshëm nga ”hawkeye” që përdoret prej vitesh në tenis

“Marrim shkas nga kërkesat e shumta nga ekipe të Serisë A për të dhënë gatishmërinë tonë për testimin e thirrjes në fushë të VAR, në mënyrat në kohën që mbeten për t’u përcaktuar”, thotë deklarata.

Edhe pse mungojnë detajet, mekanizmi nuk duket shumë i ndryshëm nga ”hawkeye” (syri i skifterit) që përdoret prej vitesh në tenis, ku çdo lojtarë ka të drejtë për një numër të kufizuar “thirrjesh” gjatë ndeshjes.

Nuk dihet nëse FIFA do të jetë dakord me propozimin, por as nëse kjo tentativë do të zbusë përfundimisht polemikat në futboll, që duken pjesë e pandashme e saj.