Shqipëria në krizë popullsie, Tusha: Duhet reformë e thellë – A2

Shqipëria në krizë popullsie, Tusha: Duhet reformë e thellë

Aeroporti i Rinasit Emigrante Azil 1100x620
Video

Shqipëria po kalon një krizë demokrafike, për shkak të uljes së lindshmërisë dhe emigracionit. Edhe pse planifikimi familjar dhe largimi për një vend pune më të mirë janë fenomene normal, sipas ekspertëve, ritmi me të cilin po plaket dhe zbrazet vendi është alarmant.

“Ikin moshat riprodhuese dhe kjo ndikon në procesin e plakjes. Kjo ndikon në fuqinë punëtore. Ritmet e plakjes në Shqipëri janë nga më të lartat në Europë”.

Tregu i punës, arsimi dhe shëndetësia janë fushat kryesore që duhet të reformohen, edhe pse është një proces që kërkon kohë. Ndërkohë, eksperti Tusha vlerëson masat imediate si bonusi i bebes. Sociologu sheh si të frytshëm edhe operacionin Forca e Ligjit, që mund të krijojë një efekt pozitiv në sytë e publikut.

“Në mënyrë direkte ose indirekte, këto masa janë element fonandamental që mund të krijojnë idenë te njerëzit se këtu mund të jetohet”, thotë eksperti.

Në rast se largimi dhe plakja e popullsisë do të vijojë me këto ritme, eksperti vlerëson se tregu i punës do të përpiqet të plotësojë nevojat me emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Sipas tij, kjo do të jetë diçka pozitive, për shkak se do të ndihmonte ekonominë prodhuese dhe do të ulë presionin mbi skemën e pensioneve.