U eliminuan në gjysmëfinale të Champions, por Ajax fitoi 220 milionë euro! – A2

U eliminuan në gjysmëfinale të Champions, por Ajax fitoi 220 milionë euro!

Ajax 2018 2019 Champions League 1100x620

Një vit më parë, Ajax pati një ecuri të jashtëzakonshme në Champions League, duke arritur deri në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, ku gjatë rrugës eliminoi edhe Realin e Madridit.

Në Holandë pati shumë dëshpërim kur Tottenham eliminoi Ajax-in në sekondat e fundit të ndeshjes së dytë dhe shkoi në finale ndaj Liverpool.

Megjithatë, më shumë se sa finalja, skuadra e Ajax-it ka përfituar nga talentet që kishte një sezon më parë, duke arkëtuar 220 milionë euro.

Shifra rekord, të cilat nisëm me shitjen e De Jong te Barcellona, De Ligt te Juventusi, Wöber, Dolberg e deri te Hakim Ziyech, për të cilin Chelsea do të paguajë 44 milionë euro kur ai të kalojë në Londër gjatë verës.