“Venecia II” në Tiranë, emërimi dhe betimi i anëtarëve të Kushtetueses

Meta Venecia 1100x620

Misioni tjetër i Komisionit të Venecias nis sot takimet dyditore në Tiranë.

Pasi janë njohur me dokumentacionin dhe pyetjet që palët kanë depozituar pranë Komisionit për Demokraci përmes Ligjit, ekspertët e tij, do të marrin nga afër versionin e secilit, sa u përket procedurave të ndjekura për hapjen e garës, filtrimin, zgjedhjen dhe betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Takimet nisin në Kuvend me kryeparlamentarin Ruçi dhe më pas me anëtarët e Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit.

Në mesditë, ata do të jenë në presidencë me Ilir Metën, ndërsa pasdite takojnë Arta Vorpsin, e cila bëri një betim te noteri pasi presidenti e refuzoi si të zgjedhur. Takimi me Ardian Dvoranin, kryetar i Këshillit të Emërimeve në drejtësi, do të jetë nesër paradite.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 705 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 17 viktima në 24 orët e fundit, 839 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | Janë kryer 2.186 testime, 528 të shëruar