Arrestohet shpërndarësi i drogave të forta në Elbasan

policia arrestime 1100x620

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta në doza të vogla.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur arrestimi i shtetasit B. M., 41 vjeç, të cilit iu sekuestrua një sasi lënde narkotike heroinë dhe kokainë, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në mjetin e B.M. i cili gjithashtu u sekuestrua. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.