Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dashuri në kohën e koronavirusit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 15:58 | Fotolajme

Festa e Shën Valentinit nuk rezultoi ditë e mirë për luleshitësit në Kinë, ndërsa përhapja e koronavirusit ka dëmtuar ndjeshëm bizneset. Një dyqan lulesh në rrugën më të frekuentuar të Pekinit thotë se porositë ishin ulur me rreth 50%.

Kjo vjen si pasojë e masave strikte të vendosura nga qeveria komuniste për të limituar aktivitetet publike. Masat ndaluese në transport dhe anulimet e fluturimeve nga shtetet e tjera ka vështirësuar dhe importimin e trëndafilave në kohë për ditën e Shën Valentinit. Ndryshe nga se do të ishin në këtë periudhë të vitit, rrugët e kryeqytetit të Kinës vijojnë të jenë shumë të boshatisura.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli