Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

F1, Mercedes ndez sfidën: Do të jetë sezon argëtues

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 16:19 | Sporte të tjera
F1, Mercedes ndez sfidën: Do të jetë sezon argëtues

Sikurse RedBull dhe McLaren, edhe Mercedes po përgatitet për të zbritur në pistë për herë të parë makinën e re, të projektuar për të mbrojtur titullin kampion.

Lewis Hamilton së bashku me kolegun Valtteri Bottas dhe numrin një të skuderisë, Toto Wolf testuan risitë e njëvendëshes së re ndërsa nuk ngurojnë të ndezin sfidën me rivalët e Ferrarit.

“Leclerc dhe Verstappen? Do të argëtohemi. Do të jetë pista ajo që do të flasë. Nuk jam nën presion. Jam thjesht i emocionuar  për të provuar makinën dhe ndryshimet e bëra nga teknikët tanë. Do të jetë një vit vendimtar për rinovimin e kontratës. Bëj pjesë prej një jete tek Mercedes dhe dua të vazhdoj të fitoj”, tha Hamilton.

“Është bukur. Nuk e kam parë ende makinën në gjendje përfundimtare. Prej javës së ardhshme do të nisim testet zyrtare. Jam i emocionuar sepse hera e parë është gjithmonë speciale. Ti nis të njohësh armën që do të kesh në dorë”, tha Bottas.

Ndërsa Wolf tha se të gjithë janë të përqendruar te sezoni i ri. “Janari është një muaj i çuditshëm sepse punojmë por jo në pistë. Nga sot nis sezoni ynë dhe është gjithmonë kënaqësi të shohësh makinën në pistë për herë të parë. Sukseset vijnë hap pas hapi dhe sot kemi programuar të parin prej tyre”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli