
Borussia Dortmund ka fituar lehtësisht sonte me rezultatin bindës 4-0 kundër Frankfurtit, duke u rikthyer seriozisht në luftën për kryesimin e Bundesligës.
Ekipi i drejtuar nga zvicerani Favre kalon në avantazh me Piszczek në pjesën e parë, por është në të dytën që mbyll çështjen e fitores me Sancho, Guerriero dhe Haaland, autor i 9 golave në vetëm 6 ndeshje me Borussian.
Me fitoren e sotme, Dortmundi ngrihet në vendin e dytë të përkohshëm me 42 pikë, një më pak se Bayern Munich që do të luajë të nesërmen.