Heroi 5-vjeçar shpëton motrën dhe qenin nga zjarri – A2

Heroi 5-vjeçar shpëton motrën dhe qenin nga zjarri

KR HEROI 5 VJECAR frame 101 1100x620
Video

“Isha në krevatin tim. Nuk e di nga erdhën flakët”… 5-vjeçari Noah Woods nuhati se diçka nuk po shkonte mirë dhe e dinte se duhej të vepronte. “Mora Lilly dhe shkuam te dritarja, e nxora atë jashtë, mora dhe qenin dhe dolëm jashtë”.

Ekipi zjarrfikës i Kontesë Bartou konfirmoi se ishte një shkëndijë elektrike që nisi zjarrin në dhomën e Noas, të cilën e ndan me motrën e tij 2-vjeçar. Shiriti i sigurisë rrethon ende shtëpinë. Pasi Noah nxori motrën, qenin dhe veten jashtë nga dritareja, ai më pas ngjiti shkallët dhe lajmëroi xhaxhain për ta ndihmuar që t’i nxirrnin gjithë të tjerët jashtë.

“Po të mos ishte për Noan, nuk do të ishim sot. Të gjithë ishim në gjumë, dhe nuk do ta merrnim vesh ç’po ndodhte dhe do të humbisnim jetën”, tha David Woods, gjyshi i 5-vjeçarit. I vetmi dëmtim që ka marrë është një e djegur në dorë. Familja me 9 anëtarë nuk e kishte siguruar banesën, por komuniteti po i ndihmon. Ata shpresojnë që ta rindërtojnë sa më shpejt. “Askush nuk u lëndua. U tymosëm pak, por jemi gjallë”, tha gjyshi.