Ka “El Clasico” për Lautaro Martinez, Inter në alarm – A2

Ka “El Clasico” për Lautaro Martinez, Inter në alarm

Lautaro Martinez Real Barcelona Inter 1100x620

Derbi spanjoll për Lautaro Martinez. Ashtu si ka ndodhur shpesh, “El Clasico”, ndërmjet Barcelonës dhe Realit spostohet nga fusha në merkato. Në kërkim të një sulmuesi cilësor, katalanasit interesohen prej kohësh për yllin e Interit.

Por, tashmë ata duhet të llogarisin edhe Realin e Madridit, që është në kërkim të blerjeve të mëdha. Të dy klubet spanjolle janë të gatshëm të paguajnë klauzolën për prishjen e kontratës, me vlerë 111 milionë euro.

Duke vlerësuar tregun, çmimi për Lautaron nuk është i lartë dhe tek Inter e kanë të qartë. Jo rastësisht zikaltërit kanë nisur prej kohësh negociatat për rinovimin e marrëveshjes me argjentinasin, për të përmirësuar kushtet financiare dhe për të rritur klauzolën në kontratë.