Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë dy marrëveshje në Mynih

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 11:49 | Kosova
Kosova dhe Serbia nënshkruajnë dy marrëveshje në Mynih

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan dy marrëveshje të reja në Mynih, atë për linjën hekurudhore dhe autostradën që do të lidhë të dy vendet, të cilat u ndërmjetësuan nga i dërguari i Posaçëm i SHBA për bisedimet Prishtinë-Beograd, Richard Grenell.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit u shpreh se ky është një tjetër hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres, vende të punës, pra ajo çka ju duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Kosova beson në lidershipin e presidentit Trump dhe administratën që gjatë gjithë kësaj periudhe dhe viti po punojnë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Kjo është rruga që duhet të ndjekim në të ardhmen dhe të mos mbetemi peng i të kaluarës së hidhur mes vendeve dhe popujve tanë”, shkruan presidenti i Kosovës në rrjetet sociale.

Edhe presidenti serb, Vuçiç e vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjeve duke shtuar se ka besimin se nën udhëheqjen e SHBA, rajoni do të ketë një të ardhme më të mirë.

"Kjo është e rëndësishme për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Jam i kënaqur që po shoh përparim dhe falënderoj Trumpin dhe Grenellin në emër të Serbisë, sepse të gjithë e ndjejmë se nga kjo do të kemi një të ardhme me të mire dhe do të sigurojmë paqen për dekadat e ardhshme”, deklaroi Vuçiç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë