Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lojërat Olimpike në Tokio, OBSH: Duhet të mbahen, nuk ka rrezik nga koronavirusi

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 13:46 | Sporte të tjera
Lojërat Olimpike në Tokio, OBSH: Duhet të mbahen, nuk ka rrezik

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar Komitetin Olimpik që të mos anulojë apo shtyjë Lojërat Olimpike të Tokios nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Organizatorët së bashku me Kinën do të angazhohen që të parandalojnë infektimin e atletëve dhe pjesëmarrësve. Eventi zgjat 17 ditë dhe pritet të nisin me 24 korrik.

“Këshilla që kemi marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është se nuk ka asnjë plan për anulimin apo zhvendosjen e lojërave. Për sa kohë atletët e Kinës përgatiten jashtë vendit dhe nuk vijnë nga Kina, nuk do t’u kërkohet ndonjë periudhë izolimi. Së bashku me Kinën, do të jemi në gjendje të sigurojmë zhvillimin e lojërave në një mënyrë që është e sigurt për atletët dhe spektatorët”, u shpreh Coates.

A2 CNN Livestream

Dita jonë