Manaj ftohet për herë të parë nga Barcelona – A2

Manaj ftohet për herë të parë nga Barcelona

Rey Manaj Barcelona Getafe Stervitje 1100x620

Rey Manaj është ftuar për herë të parë nga skuadra e parë e Barcelonës, për ndeshjen e fundjavës së katalanasve ndaj Getafes në “Camp Nou”.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar disa seanca stërvitore krah Messit nën urdhrat e trajnerit Quique Setien, por vetëm këtë herë e ka bindur trajnerin për të qenë pjesë e listës me 18 lojtarë ndaj Getafes.

Prej kohësh, Barcelona vuan mungesën e sulmuesve për shkak të dëmtimeve dhe Manaj ka një mundësi të artë për të debutuar tashmë me Barcelonën.