McLaren prezanton makinën për Botërorin 2020

Pas Ferrarit dhe Red Bull, edhe McLaren prezantoi makinën e Botërorit 2020. Nga zyrat qendrore të skuadrës, u zbulua MCL35, njëvendëshja që do të përdorin Carlos Sainz dhe London Norris në sezonin e ri.

Dy pilotët kanë detyrën që të përmirësojnë paraqitjet e mira të edicionit të kaluar, ku skuderia angleze u konfirmua si forcë e katërt e garave të Formula 1.

I klasifikuar në vendin e gjashtë në Botërorin 2019, Carlos Sainz i cili mbetet piloti kryesor, pohoi se makina është tërësisht ndryshe. Ky edicion cilësohet si tranzitor, deri në vitin 2021, kur rregullorja e Formula 1 do të ndryshojë thuajse plotësisht.