Milan-Juventus, ndeshja e “pleqve” – A2

Milan-Juventus, ndeshja e “pleqve”

Milan-Juventus, ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, u mbyll në barazim 1-1 në “San Siro”, por ajo që ra në sy në këtë takim ishte mosha e madhe e disa lojtarëve në fushë.

Edhe pse ritmi i takimit ishte i lartë, 7 nga lojtarët ishin mbi 30 vjeç. Kjo ndeshje tregon se përgatitja fizike e futbollistëve është e madhe dhe vazhdojnë të luajnë pavarësisht viteve që kanë mbi supe.