Ndryshime në qeveri, Vjero dhe Xhemali emërohen zv/ministre të Financave – A2

Ndryshime në qeveri, Vjero dhe Xhemali emërohen zv/ministre të Financave

FINANCAT.duplicate frame 373 1100x620

Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero janë dy zëvendësministret e reja të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Vendimi për emërimin e tyre është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë. 

Xhemali dhe Vjero do të zënë vendet e dy ish-zëvendësministrave, Elton Haxhi dhe Erjon Luçi. Vasilika Vjero ka drejtuar më herët Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, post të cilin e ka mbajtur deri në Mars të vitit të kaluar. 

Ndërkaq, Xhemali ka mbajtur më herët postin e Drejtoreshës së Menaxhimit të Borxhit Publik të Ministrisë së Financave si dhe ka drejtuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Me emërimet e fundit, përveç ministres Anila Denaj, arrin në 4 numri i grave drejtuese pranë këtij dikasteri.