Policia maqedonase ndalon dhjetëra emigrantë të paligjshëm në një kamion – A2

Policia maqedonase ndalon dhjetëra emigrantë të paligjshëm në një kamion

kufi maqedonas 1100x620

Policia kufitare në Maqedoninë e Veriut ndaloi 53 emigrantë të paligjshëm që ishin fshehur në një kamion që kishte hyrë në vend.

Kamioni u ndalua gjatë një kontrolli rutinë në afërsi të qytetit Valandovë, që ndodhet pranë kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë.

Policia maqedonase njofton se shoferi i kamionit është arrestuar, ndërkohë që emigrantë momentalisht po mbahen në një qendër paraburgimi në Shkup dhe më pas do të kthehen pas në Greqi.