Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Probleme në ecje dhe në depresion”, reagon Pele

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 14:30 | Futboll
“Probleme në ecje dhe në depresion”, reagon Pele

Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka qetësuar opinionin publik pas deklaratave të djalit të tij, se ish-futbollisti po përjetonte një periudhë depresioni prej problemeve me ecjen.

“Jam mirë dhe po përpiqem të pranoj limitet e mia fizike në mënyrën më të mirë të mundshme. Faleminderit për interesimin dhe shqetësimet tuaja për mua. Këtë vit do të festojë 80-vjetorin e lindjes dhe ditë të tilla janë normale për dikë në moshën time. Nuk kam frikë. Jam i vendosur në hapat që marr. Përpiqem të përmbush të gjitha impenjimet e agjendës timë të ngjeshur”.

Kështu është shprehur legjenda botërore e futbollit duke mbuluar fjalët e pak ditëve më parë nga djali i tij, Edinjo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë