Reagon Manchester City: Të zhgënjyer por jo të habitur, UEFA jo e paanshme, shkojmë në CAS – A2

Reagon Manchester City: Të zhgënjyer por jo të habitur, UEFA jo e paanshme, shkojmë në CAS

city 1100x620

Pas vendimit të bujshëm të UEFA për të përjashtuar për dy sezone ekipin e Manchester City, me akuzën e parregullsive në kuadër të “fair-play” financiar, klubi anglez ka reaguar zyrtarisht.

City shpallet “i zhgënjyer por jo i habitur nga vendimi i UEFA”, duke nënvizuar se ka dashur gjithmonë një gjykim të paanshëm që të vlerësonte “provat e pakundërshtueshme” që dëshmojnë sipas tyre pafajësinë e ekipit kampion të Anglisë.

Drejtuesit kanë akuza edhe për inspektorin e UEFA që sipas tyre, “kishte paralajmëruar publikisht dënime, para se të fillonin hetimet”, dhe se për këtë arsye ata nuk kishin dyshim për verdiktin e sotëm, në një çështje “të filluar nga UEFA, të hetuar nga UEFA, dhe të gjykuar nga UEFA”.   

Klubi deklaroi se do të çojë çështjen në Arbitrazhin Sportiv (CAS).