Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shishtaveci i braktisur, natyra nuk mjafton për të tërhequr turistë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 12:51 | Aktualitet
Shishtaveci i braktisur, natyra nuk mjafton për të tërhequr

Fshati Shishtavec në Kukës, që shtrihet në lartësinë e 1500 metrave mbi nivelin e detit është futur në programin e 100 fshatrave pasi konsiderohet si një zonë tërheqëse për zhvillimin e turizmit malor.

Por mungesa e investimeve dhe braktisja që po i bëhet këtij fshati nga banorët e tij ka bërë që numri i vizitorëve të rrallohet gjithnjë e më shumë.

Investimet e kryera deri më tani, kryesisht në rrugën që të çon në fshat, nuk ndërthuren me elementët bazë, që mungojnë në të shumtën e rasteve siç janë energjia elektrike apo dhe bllokimi i rrugëve që të dërgojnë në pikat turistike të zonës.

Natyra nuk ka kursyer asgjë në këtë zonë me bukuri të rralla si në vere ashtu edhe në dimër. Por banorët nuk e kanë një orientim dhe as ndihme nga shtetit. Edhe pse shumë pranë ka modele të ngjashme që kanë sjelle zhvillim të jashtëzakonshëm në Kosovë, por edhe Maqedoni, Shishtaveci ka mbetur me pak bujtina të improvizuara e ndërtesa të mbetura nga e kaluara, te cilat janë shumë pak për atë çfarë kërkon një turizëm i qëndrueshëm malor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli