Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Struktura e re e Policisë, Lleshaj: Qasje e re kundër korrupsionit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 15:58 | Kronikë
Struktura e re e Policisë, Lleshaj: Qasje e re kundër korrupsionit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk pranoi të japë shumë detaje mbi strukturën e re të policisë, e cila është në krijim e sipër.

Nga Vlora, Lleshaj deklaroi se struktura e re do të fokusohet në luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit si dy fusha, të cilat sipas tij, meritojnë një qasje të re.

“Njësia është në krijim e sipër dhe nuk mund të them se si do të jetë trajta përfundimtare. Bëhet fjalë për një struktura që do të adresojë krimin ekonomik dhe korrupsionin. Kaq mund të them sot, kur të formalizohet do të gjeni edhe detajet”, tha Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani