Thaçi në Mynih: Kosova ndihet e tradhtuar nga BE – A2

Thaçi në Mynih: Kosova ndihet e tradhtuar nga BE

SINK THACI SULMON BE frame 674 1100x620

Përpara firmosjes së marrëveshjes për hekurudhat, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sulmoi Bashkimin Europian nga Gjermania.

“Ne synojmë që të jemi pjesë e BE, por e them hapur dhe sinqerisht që Kosova nga Be është e zhgënjyer, e dëshpëruar, mund të them edhe e tradhtuar, sepse nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave”, tha ai.

Nga ana tjetër, Thaçi vlerësoi përfshirjen e administratës së Presidentit Donald Trump në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë. “Theksoj se garanci e sigurt është roli udhëheqës i SHBA dhe roli unik i BE”, u shpreh Thaçi.