Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Trump, letër Thaçit: Fokusi, te marrëdhëniet me Serbinë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 19:39 | Kosova
Trump, letër Thaçit: Fokusi, te marrëdhëniet me

Presidenti amerikan, Donald Trump uron Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë. Në një letër dërguar homologut, Hashim Thaçi, kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson lidhjen e fortë mes Uashingtonit dhe Prishtinës ndërsa përgëzon autoritetet për zgjedhjet demokratike të muajit tetor.

“Ju urojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat”, shkruan Trump në telegramin e tij.

Duke theksuar se e ardhmja e Kosovës është e shndritshme, presidenti amerikan shpreh mbështetjen e tij për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani