Uzuni del si “hero” në Zagreb, shënon dy gola – A2

Uzuni del si “hero” në Zagreb, shënon dy gola

uzuni1 1100x620

Myrto Uzuni më së fundi protagonist në Kroaci. Sulmuesi beratas ka qenë heroi i ekipit të tij, Lokomotiva e Zagrebit, në fitoren e saj kundër Istrës me rezultatin 2-0.

Kuqeziu shënoi të dy golat e ndeshjes, në vetëm 3 minuta nga e 63-ta tek 66-ta, Duke dalë para kohe vetëm nga vendimi  i trajnerit që të merrte një ”standing ovation” nga tifozeria.

Fitorja ishte e rëndësishme për t’ i dhënë shpresë ekipit të tij për një vend në kupat europiane, pas luftë për titull nuk ka, i dominuar tërësisht nga Dinamo e Zagrebit.

Ky është goli i 8 i Uzunit në Kampionat, dhe një lajm i mirë për Kombëtaren e Edy Reja.