Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zbulohen pamjet e para nga filmi i ri Batman, me Robert Pattinson

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 18:35 | Showbiz

Regjisori i filmit të ri “Batman” ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e para ku tregon se di do të duket aktori i ri që është përzgjedhur për këtë rol, Robert Pattinson. Matt Reeves shpërndau një fragment të shkurtër ku duket busti dhe fytyra e Pattinson me veshjen e Batman.

Aktori që u bë i famshëm me sagën “Twilight” u shpall majin e kaluar si protagonisti i filmit të ri “Batman”, një prej personazheve më të dashur të filmave komikë. Filmimet kanë nisur në janar në Londër dhe debutimi në kinema mendohet se do të bëhet më 25 qershor 2021.

Në këtë projekt, Zoe Kravitz luan rolin e Catwoman, Paul Dano atë të Riddler, Colin Farrell do të jetë Penguin, John Turturro do të jetë bosi i krimit Carmine Falcone, Jeffrey Wright, shefi i policisë Gordon, Andy Serkis do të jetë Alfred dhe Peter Sarsgaard prokurori i Gotamit, qytetit imagjinar ku zhvillohen ngjarjet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani