Zjarr në lagjen “Guerile” të Shkodrës, përfshihen 6 apartamente – A2

Zjarr në lagjen “Guerile” të Shkodrës, përfshihen 6 apartamente

Një zjarr i madh ka rënë sot pasdite në Shkodër, pikërisht në lagjen e quajtur “Guerile”.

Sipas burimeve, zjarri ka rënë në një godinë 2-katëshe, për arsye ende të panjohura, duke djegur pjesërisht 6 apartamente.

Fatmirësisht nuk regjistrohen të lënduar, ndërkohë që të gjithë banorët janë evakuuar nga forcat e rendit, që po sqarojnë shkakun e aksidentit.