5 sekonda pa oksigjen në botë!

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2020, 17:27 | Imagjinatë
5 sekonda pa oksigjen në botë!

Imagjinoni sikur i gjithë oksigjeni i Tokës të zhdukej. Jo përgjithmonë, por le të themi për 5 sekonda? A do të ishim ne në gjendja ta mbanim frymën? Çfarë do t’i ndodhte atmosferës? Po mjedisit? Ish presidenti amerikan Ronald Reagan thotë se informacioni është Oksigjeni i kohërave moderne. Dhe ne sot do t’iu tregojmë sot, se çfarë ndodh nëse bota do të humbiste oksigjenin vetëm për 5 sekonda.

Merrni frymë thellë. E ndjeni sa çliruese është? Ajo që po frymoni ju është oksigjen, që përbën 21% të atmosferës sonë, ndërsa pjesa tjetër është 78% nitrogjen. Edhe pse nuk është gazi më i bollshëm në atmosferën tonë, ai është më i rëndësishmi. Pa oksigjen, bimët, kafshët, uji dhe ne njerëzit nuk do të ishin atje ku jemi sot.

5 sekonda mund të mos tingëllojë si shumë kohë për të qenë pa oksigjen. Shumica prej nesh mund të shkojë të paktën 30 sekonda pa marrë frymë, kështu që… do të ndodhte aq shpejt saqë trupi juaj nuk do ta vërë rë madje. Por dhe nga ata si Herbert Nitsch, që kanë qëndruan për frymuar deri në 9 minuta i zhytur 214 metra thellësi. Çmenduri apo jo. Por frymëmarrja juaj në të vërtetë do të mbetej normale. Por sa I përket gjithçkaje tjetër, jo dhe aq shumë.

Në vetëm 5 sekonda, Toka do të dukej krejtësisht ndryshe. Pa oksigjen, ju mund t'i thoni lamtumirë digave dhe çdo gjëje tjetër të bërë nga betoni. Këto struktura do të rrëzoheshin menjëherë.

Oksigjeni vepron si një agjent i veçantë lidhës ndaj betonit. Pa të, betoni është vetëm pluhur.

Duke folur për ndërtesa, çdo metal i patrajtuar do të shkrihej menjëherë së bashku. Kjo për shkak se ekziston një shtresë oksidimi në metale që i pengon ata të bashkohen. Pa atë shtresë, metalet do të lidheshin menjëherë me njëra-tjetrën.

Nëse ndodh që të pushoni në plazh në atë kohë prisni një djegie shumë të rëndë nga dielli. Shtresa e ozonit, mbrojtja jonë kundër rrezeve UV të diellit, është e përbërë nga oksigjeni. Tre atome të oksigjenit janë lidhur për të krijuar ozonin. Hiq oksigjenin, dhe Toka do të bëhej jashtëzakonisht shumë e nxehtë. Asgjë nuk do të na mbronte nga rrezet UV të diellit.

Përveç një djegieje nga dielli, veshi ynë i brendshëm do të shpërthente. Humbja e oksigjenit nënkupton humbjen e 21% të presionit tonë të ajrit. Një ndryshim aq drastik në presionin e ajrit është ekuivalent me të qenit baraz në nivelin e detit dhe të rrëzoheshim në çast 2000 metra poshtë tij. Veshët tanë nuk do të kishin kohë të mjaftueshme për t'u përshtatur.

Akoma po ia kaloni mirë? Epo, mos prisni që ajo të zgjasë shumë. Pa oksigjen, nuk ka zjarr - procesi i djegies në automjete nuk do të jetë në gjendje të ndodhë.

Çdo mënyrë transporti që nuk është elektrike do të dështojë automatikisht. Avionët do të binin nga qielli, dhe miliona vetura do të ndaloheshin menjëherë në rrugë.

https://a2news.com/2020/02/01/njeriu-i-fundit-ne-toke/

Qielli do të ishte plotësisht i errët. Para se të godasë tokën, drita nga dielli lëshon grimca të shumta në ajër. Pa oksigjen në atmosferë, ka më pak gjëra për të lëshuar poshtë, dhe qielli do të duket i errët ... gati i zi.

Dhe ndërsa të gjitha këto po ndodhin, korja e Tokës do të shkatërrohej plotësisht. Kjo sepse korja e Tokës përbëhet nga 45% oksigjen. Pa oksigjen të përfshirë në sipërfaqe nuk do të na mbetej dhe aq shumë. Korja do të shkërmoqej dhe do të vazhdonte të shkërmoqej derisa të mos mbetej asgjë, duke ju dërguar juve dhe të gjithëve ne në planet në një rënie të lirë.

Tingëllon si argëtuese? Me siguri jo. Por për fat të mirë, ju mund të merrni frymë thellë prej 21% të oksigjenit duke e ditur që kjo nuk do të ndodhë kurrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos