Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Atletika shqiptare “e artë“ në Turqi, pas Smajlajt edhe Gega kampione

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2020, 20:41 | Sporte të tjera
Atletika shqiptare “e artë“ në Turqi, pas Smajlajt edhe

Kampionati Ballkanik i Atletik për sallat e mbyllura në Stamboll po dhuron medalje dhe emocione të mëdha për atletikën shqiptare.

Pas fitores së shkodranit Izmir Smajlaj në kërcimin së gjati, ishte radha e Luiza Gegës të triumfonte në garën e 3000 metrave.

https://www.instagram.com/p/B8mNUtVAUtC/?utm_source=ig_web_copy_link

Vrapuesja shqiptare, që dominoi garën duke fituar me distancë të madhe nga ndjekesit, me ketë fitore hyn në historinë e Ballkanit në këtë disiplinë, duke mbrojtur për të shtatën herë titullin.

https://a2news.com/2020/02/15/atletja-e-muajit-ne-europe-xhacka-luiza-gega-nderoi-kombin-dhe-forcat-e-armatosura/

“Ky aktivitet në fakt nuk është fokusi im kryesor por gjithsesi ndjej vërtet kënaqësi kur thërritet emri im dhe prezantohem si Luiza Gega që vjen të mbroj titullin për të 7-ten herë”, deklaroi atletja pas garës, duke shtuar se tani ka ardhur koha për t’u përqendruar tek objektivat e saj madhore këtë verë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani