Atletja e muajit në Europë, Xhaçka: Luiza Gega nderoi kombin dhe forcat e armatosura – A2

Atletja e muajit në Europë, Xhaçka: Luiza Gega nderoi kombin dhe forcat e armatosura

MB LIZA GEGA frame 139 1100x620

Luiza Gega është shpallur atletja e muajit në Europë. Ka qenë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije lajmin, nisur dhe nga fakti që Gega është pjesë e Forcave të Armatosura.

“Nëntetarja e Policisë Ushtarake Luiza Gega nderoi kombin  dhe Forcat e Armatosura duke u shpallur atletja e muajit në Europë, pasi theu rekordin kombëtar në 3000m në Karlsruhe. Kjo arritje uroj të jetë ogur i mirë për Lojërat Olimpike 2020 dhe Kampionatin Europian Paris 2020″, shkruan ministrja Xhaçka.