Eksploziv dyqanit në Gocaj të Lezhës

vlcsnap 2020 02 15 10h33m03s664 600x338

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës. Eksplozivi është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të Arben Malotajt.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima ose të plagosur, por vetëm dëme materiale. Familja e 49-vjeçarit pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk i di arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në biznesin e tyre. E bija e Malotajt është këshilltare në këshillin bashkiak të Lezhës.

Në momentin e shpërthimit në dyqan, që ishte ngjitur me banesën, familja nuk ndodhej në shtëpi pasi ishin duke festuar ditëlindjen e kryefamiljarit në një restorant.