Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Paketa anti-KÇK, Meta: U miratua në pabesi, grusht shteti

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2020, 12:58 | Politikë
Paketa anti-KÇK, Meta: U miratua në pabesi, grusht shteti

Paketa anti-KÇK ka nxjerrë edhe një herë më shumë në pah përplasjet Qeveri-President. Ilir Meta nuk flet më vetëm për kapje të drejtësisë, por sipas tij, tentakulat e Qeverise Rama janë shtrirë edhe më tej me këtë paketë, duke bërë një grusht shteti.

“Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu. Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit”, shkruan Meta në Facebook.

Miratimi i aktit normativ, një ditë përpara ardhjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, për kreun e shtetit i shton dozat e pabesisë, ndërsa sekuestrimi i aseteve kriminale do të shkoje në “thesin” e Ramës, sipas Metës.

“Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet "Ndiq paratë" se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqendrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”.

Në javën e parë të marsit, do të votohet në Parlament akti normativ, dhe disa nga ligjet që shoqërojnë paketën, që për Kryeministrin Rama, “fut thikën në zemër” të krimit të organizuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani