Plani i Tares për të mos humbur Strakoshën – A2

Plani i Tares për të mos humbur Strakoshën

strakosha Lazio 1100x620

Thomas Strakosha po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një lojtar kyç për Lazio-n, që është realisht në garë këtë vit për titullin kampion, me vetëm një pikë më pak se Inter e Juventus.

Por forma e mirë e portierit të kombëtares shqiptare duket se ka tërhequr përsëri vëmendjen e klubeve të ndryshëm, sidomos nga kampionati anglez. Për këtë arsye, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, po mendon që të bëjë gjithçka për ta mbajtur.

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Tare po planifikon t’i ofrojë Strakoshës dyfishim të pagës, çka do ta bënte atë të fitonte 2 milionë euro në sezon, nga 1 milionë që fiton tani.

Oferta, nëse do të konkretizohet, duket e parefuzueshme për Strakoshën, kontrata e të cilit me Lazio-n përfundon në vitin 2022.