Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama për deklaratat e Macron: Duket sinjal i mirë, por mos të ushqejmë iluzione

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2020, 18:37 | Politikë
Rama për deklaratat e Macron: Duket sinjal i mirë, por mos të

Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas dy ditëve takimesh në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, përpara se të kthehet në Tiranë komentoi deklaratat  e presidenti francez Macron, që tha se anëtarësimi i Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut do të varet nga rekomandimi i Komisionit Europian.

Sipas kreut të ekzekutivit shqiptar “nga sa lexova është një sinjal pozitiv, por dëshiroj të them që nuk kemi pse ushqejmë veten me iluzione edhe pse shumë legjitime, pra duhet të presim dhe të punojmë ashtu sikur do të pranoheshim”.

https://a2news.com/2020/02/15/macron-hapja-e-negociatave-ne-varesi-te-rekomandimit-te-komisionit-europian/

Rama u shpreh edhe për rezultatet paraprake të mbështetjes europiane për dëme te tërmetit të 26 nëntorit, që do të konkretizohen pas disa ditësh në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

“Kam nje pritmëri të caktuar, nuk bëhet fjalë që të përmbushim të gjitha nevojat, por të arrijmë në një nivel që sado modest të ketë një peshë”, tha kryeministri nga Mynihu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë