Smajlaj në formë olimpike, shpallet kampion i Ballkanit

Izmir Smajlaj është kampioni i ri i Ballkanit për sallat e mbyllura në kërcim së gjati.

Shkodrani ishte protagonist i një performance të shkëlqyer, që jep shpresa reale për Olimpiadën e Tokios, teksa kërceu 7.91 metra në kampionatin e zhvilluar në Stamboll të Turqisë.

View this post on Instagram

Balkan Champion 2020 🥇🏆

A post shared by Izmir Smajlaj (@izmirsmajlaj) on

Për Smajlaj një tjetër medalje të metalit më të çmuar pas asaj që e shpalli kampion europian në Beograd, në marsin e vitit 2017.