Toka e parë nga hapësira

Nga Kalifornia në Venecia, nga fushat me tulipanë në Vendet e Ulëta, te plazhet e Australisë, një projekt i ri mbledh pamje të planetit tonë të realizuara nga hapësira me rezolucion të lartë. “Daily Overview” është një “website” që përdor fotografitë e kapura nga satelitët apo anijet hapësinore, për të pasqyruar ndjesitë e jashtëzakonshme që përjetojnë astronautët kur shohin Tokën nga lart.