4 gola në transferta, Bayern rimerr kreun – A2

4 gola në transferta, Bayern rimerr kreun

Bayern Munchen Koln Bundesliga 1100x620

Transferta ndaj Koln nuk ka rezultuar aspak e vështirë për kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Bayern ka arritur të triumfoi 1-4 në këtë ndeshje, të cilët e dominoi nga fillimi deri në fund. Lewandowski, Coman dhe Gnabri e vulosën suksesin e bavarezëve që në 12 minutat e parë, duke realizuar 3 herë.

Në pjesën e dytë kishte vend edhe për një tjetër gol nga Gnabri, ndërsa vendasit realizuan golin e nderit me anë të Uth.

Me këtë fitore, Bayern rimerr kreun e Bundesliga-s me një pikë më shumë se Leipzig i vendit të dytë, ndërsa Dortmundi mban vendin e tretë me 4 pikë më pak.