Arsenali rikthehet te fitorja pas 4 barazimesh – A2

Arsenali rikthehet te fitorja pas 4 barazimesh

Lojtaret e Arsenal Festa Xhaka Newcastle Premier League 1100x620

Më në fund Arsenali ka arritur të marrë pikët e plota në Premier League, pas 4 barazimeve radhazi. Me Xhakën e Mustafin në formacion, Arsenali mposhti 4-0 skuadrën e Newcastle.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse Arsenali e dominoi atë dhe krijoi disa raste të pastra për shënim.

Në pjesën e dytë, miqtë u dorëzuan përballë topçinjve që realizuan 3 herë. Aubameyang realizoi në minutën e 54 golin e parë, ndërsa vetëm 3 minuta më pas, Pepe shënoi edhe golin e dytë, pasi kishte asistuar në të parin. Në fundin e ndeshjes pati vend edhe për dy gola të tjerë, të cilët u realizuan nga Ozil dhe Lacazette.

Por pavarësisht kësaj fitoreje, Arsenali mbetet shumë larg objektivave të fillimsezonit, pasi mban vendin e 10 me 34 pikë.