Bardhi: Rama mbron Dakon, ka frikë nga të penduarit se i hanë kokën shefit

Gazmend Bardhi Partiza Demokratike Sekretar 1100x620

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një status në Facebook shkruan se Edi Rama mbron ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, pasi “ka frikë se mos anëtarët e bandës pendohen”.

“Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetëm arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anëtarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!”.

Më tej, Bardhi shkruan se me mos reagimin e tij i ka dalë kundër edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit. Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!”, mbyllet reagimi i Bardhit.