Borrell për BE: Lërini komentet, është koha të veprojmë!

BORREL frame 1183 1100x620

“Qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian duhet të fokusohen te politikat e jashtme dhe të bëhen një zë i vetëm dhe i fuqishëm përballë krizave ndërkombëtare, përndryshe rrezikojnë paralizën në këtë aspekt”.

Kjo është thirrja e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë Josep Borrel. “Europa duhet të zhvillojë etjen për pushtet dhe vullnetin për të vepruar. Për të bërë gjërat dhe jo për të komentuar mbi çështje që na shqetësojnë çdo ditë e më shumë. Duhet të bëhemi të zotë në veprim”, u shpreh Borrel.

Duke iu adresuar liderëve të pranishëm në konferencën për sigurinë që mbahet në Mynih Borrel e theksoi se nuk bëhet fjalë thjesht për pushtet ushtarak, por edhe ekonomik.

“Nuk duhet të kemi të njëjtin vizion strategjik për botën. Duhet të ndërtojmë një plan të ri që nuk bazohet në të shkuarën, por në të ardhmen, që nuk lidhet me prejardhjen historike, por me sfidat që do përballemi nesër”.

Kritikat e tij ndaj vendeve të Unionit i theksoi më shumë kur iu referua faktit se BE është blloku më i madh ekonomik, por që shpesh herë dështon të flasë në një zë të vetëm, si pasojë e politik-bërjes që kërkon konsensusin e të gjithë anëtarëve

“Harrojeni për një çast interesin vetjak dhe përqendrohuni te një kënd më i gjerë veprues. Kur e shihni q nuk ka unanimitet, shumica duhet të veproj”.

Në shumë raste Europa e ka treguar që nuk është e bashkuar për çështje që lidhen me Libinë apo Venezuelën e për të cilat nuk ka pasur një vendim të politikës së jashtme të unionit, duke zbehur rolin e BE.