Celta Vigo befason Realin në “Bernabeu”

Real Madrid Celta Vigo La Liga 1100x620

Këtë sezon, kampioni në La Liga duket se do të vendoset në javët e fundit, pasi gara për titull është  mjaft e fortë, mes Barçës dhe Realit të Madridit, i cili hodhi një hap të gabuar këtë javë duke u ndalur në një barazim 2-2 në Bernabeu nga Celta Vigo.

Smolov befasoi mijëra të pranishëm në Bernabeu, por jo vetëm kur shënoi që në minutën e 7 të ndeshjes, por Reali reagoi dhe me fillimin e pjesës së dytë realizoi dy gola të shpejtë. Fillimisht gjermani Kroos dhe më pas kapiteni Ramos përmbysën rezultatin dhe krijuan idenë se gjithçka ishte mbyllur.

Por nuk ndodhi kështu, pasi Celta befasoi sërish, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 85 me Santi Mina-n. Pavarësisht barazimit, Reali ruan kreun e renditjes, por tashmë me vetëm një pikë diferencë nga Barcelona.