Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

FRPD bëhet pjesë e bashkimit studentor të PPE: Mundësi e bukur për çdo të ri

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2020, 11:33 | Politikë
FRPD bëhet pjesë e bashkimit studentor të PPE: Mundësi e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një mesazhi në Twitter ka uruar Forumin Rinor të Partisë Demokratike për anëtarësimin e tij në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane.

Kryedemokrati e ka vlerësuar këtë ngjarje si një mundësi për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian.

“Përgëzime Forumit Rinor të PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota. Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar për FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme shqiptare”, shkruan Basha në Twitter.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani